Thaçi publikon pamje nga laboratori i drogës, thotë se janë të Grupit Kurti (VIDEO)

Kosovo's President Hashim Thaci gives an interview for REUTERS in his office in Kosovo's capital Pristina, January 16, 2017. REUTERS/Hazir Reka - RC1487ED4450

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka vazhduar akuzat e tij drejt Kryeministrit në detyrë të vendit Albin Kurti dhe siç i quan ai ”Grupit Kurti”.

Thaçi në reagimin e tij ka publikuar edhe pamje të një laboratori droge në Prishtinë, por që sipas tij dëshmojnë një nga inkriminimet e ”Grupit Kurti”, duke iu drejtuar edhe familjes politike të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njofton Klan Kosova.

”Këto pamje dëshmojnë një prej inkriminimeve të Grupit Kurti dhe familjes politike të Ministres së Drejtësisë. Janë pamje nga laboratori i drogës në Prishtinë, që me anëtarin tjetër të këtij grupi kriminal, Xhelal Sveçlën, ditë më parë u përpoqën t’i zhdukin si fakte inkriminuese nga depoja e aseteve të konfiskuara dhe të sekuestruara. Është koha që të përballen me drejtësinë! HTH”.