Thaçi pretendon se ka formulën për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve


Menduh Thaçi në emisionin “DPT Fidani” më 27 shkurt përveç buxhetit foli edhe për rëndësinë e përfaqësimit të partisë nga udhëheqësi i saj në pozitën e zv. kryeministrit duke potencuar: “Kur ulet përballë kryeministrit i cili është kryetari i partisë më të madhe maqedonase që ka fituar zgjedhjet, një anëtar i kryesisë të partisë tënde, ti automatikisht atij ia mundëson që kryeministri të sillet ndaj tij si shef, ndërsa kur ulet lideri i partisë së shqiptarëve që është i nominuar prej shqiptarëve, përballë tij, vetëm shiqimi është kolegial dhe partneritet.”

Fjala e plotë: “Populli jonë që jetojmë atje, është një popull që ka mbijetuar si gjithkund me ndihma njëri-tjetrit, kushëriri-kushëririt, por nuk është ajo që e zgjidh problemin. Unë mendoj se paraja e shtetit, e buxhetit të shtetit, sepse buxheti i shtetit krijohet prej taksave që i marrin prej neve shqiptarëve dhe të llogaritni në shumë mënyrë të thjeshtë – ajo llogaritet në bazë të Drejtorisë së të Hyrave Publike. Të hyrat vetëm të shqiptarëve tonë që punojnë jashtë në diasporë, i japin qindra miliona euro të freskëta buxhetit të shtetit.

Unë nuk jam melaqe sepse politika të shtyn të bësh gabime dhe lëshime, por unë nuk kam gënjyer asnjëherë, e kam thënë të vërtetën. Unë kam pasur dy herë përafërsisht funksionin e kryeministrit në hije të shqiptarëve të Maqedonisë, kanë qenë vitet e arta të vitit 98, 99, 2000 kur partia jonë ka qenë në qeverisje. Poashtu një kohë 16 mujore të vitit 2006-2008, dhe unë vlerësoj që edhe ne kemi gabuar, as që diskutohet për partitë tjera shqiptare, që ne nuk e dërgojmë në pozitën e zëvendëskryeministrit liderin e partisë.

Ky është një gabim formal, por që më pastaj reflekton në funksionalitetin e interesit të shqiptarëve në qeveri. Kur ulet përballë kryeministrit i cili është kryetari i partisë më të madhe maqedonase që ka fituar zgjedhjet, një anëtar i kryesisë të partisë tënde, ti automatikisht atij ia mundëson që kryeministri të sillet ndaj tij si shef, ndërsa kur ulet lideri i partisë së shqiptarëve që është i nominuar prej shqiptarëve, përballë tij, vetëm shiqimi është kolegial dhe partneritet.”, theksoi Thaçi.