Thaçi premton: Rroga minimale në fund të vitit do të jetë 700 Euro

Fronti Europian ka mbajtur tubimin qendror në sheshin Iliria në Tetovë me ç’rast të pranishëm kanë qenë liderët e të gjithë partive në koalicion.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi tha se Maqedonia e Veriut e ka vendin në Bashkimin Europian e jo në lutjet e Opozitës shqiptare dhe VMRO-DPMNE-së.

E para bëhemi pjesë e BE-së, dhe ja largojmë edhe pezullimin edhe Shqipërise dhe e treta BE nuk është veç letër, por është mirëqenia, shëndetësia, arsimi etj.

Të gjitha shtetet por edhe Maqedonia në momentet që hapin negociata fondet për ata shtet shumëfishohen. E di qe jeni lodh me parti politike, mirëpo ne nuk e zgjidhim problemin nëse shqiptarëve dhe të tjerëve nuk ju garantojmë që rroga minimale në fund të vitit të jetë 700 euro.