Thaçi për Vetëvendosjen: Nuk e shoh të arsyeshme të kemi rrymime tjera politike

Kryetari i PDSH-së në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, ka deklaruar se vazhdon që BDI-në ta llogarisë si grup kriminal të drejtuar nga Ali Ahmeti.

Thaçi në Info Magazine deklaroi se pos BDI-së që e llogaritë si të tillë subjektet e tjera politike i sheh si jo të rëndësishme.

“Unë BDI-në vazhdojë ta llogarisë si grup kriminal të cilin e drejton Ali Ahmeti, një prej atyre subjekteve është në koalicion me LSDM-në me një parti maqedonase ndërsa për të tjerët nuk i llogaris si fortë të rëndësishëm ne pretendojmë që kjo ideja jonë dhe kandidimi im për zëvendëskryeministër të jetë ide që ec përpara dhe që fiton mbështetjen e shqiptarëve, besoj se bashkëpunimi për të arritur mbështetjen e qeverisjes e cila do të pranojë kërkesën e PDSH-së për postin e zëvendëskryeministrit me të drejtën e veto-së në vendimet që merren në qeveri “.

“Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme për shëndetin demokratik të shqiptarëve për shëndetin në përgjithësi të ardhmërisë të Maqedonisë që BDI-ja të mos zhduket por të kalojë në opozitë”, deklaroi Thaçi.

Thaçi mes tjerash foli edhe rreth operimit të mundësh të Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut.

“Është e drejtë demokratike që gjithkush të bëjë organizim politik e këtë nuk mund të ja mohoj askush askujt. Mendoj se as shumë jemi të përçarë sa nuk duhet dhënë edhe një kontribut për një ripërçarje”.

“Më vjen keq por kishim një kuadër që pastaj ai u avancuar në pozita këtu në Kosovë i cili ishte pseudokandidati për president shqiptar. Blerim Reka ishe kandidat për president dhe erdhi këtu dhe e tha at fjalinë e madhe se duhet të hapet korridor për Serbinë për të mbërritur në Durrës, nuk e preferoj këtë dhe e dyta jo vetëm për Vetëvendosjen por kjo vlenë edhe për qeverinë shqiptare, qeverinë e Kosovës dhe për lidershipin kosovarë dhe të Maqedonisë nuk duhet vëllezër t’i ngatërrojmë fotgurët e me tregu se kush është drejtues i kësaj situate për shkak se mund të kemi pasoja tek aleatët tanë”.

Thaçi theksoi së të gjithë shqiptarët politikanë duhet të ruajnë dhe kultivojnë marrëdhëniet e mira me Amerikën dhe Unionin Evropian.

“Sugjerimet e mija si politikan me përvojë të madhe janë këto: udhëheqës i procesit tonë historik drejtë realizimit të të drejtave tona historike që nënkupton arritjen tonë në civilizimin perëndimor, Shqipëria në NATO, Kosova shtet i pavarur, Maqedonia në NATO, shqiptarët me të drejtën e veto-së brenda janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Unioni Evropian, nuk duhet të mendojnë liderët qofshin opozitarë apo qeveritarë se ata janë komandantët që do të komandojnë shqiptarët në zona të caktuara për shkak se kjo bie ndesh me strategjinë e aleatëve tonë perëndimor dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këtu duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm që të mos bëjmë këso ndeshje e pastaj mund të ketë të lënduar, nuk e shoh të arsyeshme të kemi rrymime tjera politike”.

Mes tjerash Thaçi theksoi se mund edhe të mos fitojë por pret që më 15 korrik ditën e zgjedhjeve në Maqedonin e Veriut të dalin dy forca politike

“Mund edhe të mos fitojë e të humbi por unë mendoj se shëndoshja e organizimit politik të shqiptarëve të Maqedonisë të përfundoj me 15 korrik me dy forca politike, njëra që i fiton zgjedhjet dhe tjetra që i humb zgjedhjet dhe kalon në opozitë”.

“Shpresoj që të kultivohet më shumë opozita se pozita, e vetmja gjë që neve shqiptarëve në Maqedoni na dallon prej të tjerëve si turqve, boshnjakëve, romëve është se kemi forca politike opozitare, ai popull që ka forca politike opozitare është komb ndërsa ata që nuk kanë janë pakicë e ne në Maqedoni nuk jemi pakicë”, deklaroi Thaçi.