Tre vite pas arrestimit të tij nga Dhomat e Specializuara të Hagës, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë ku ka folur për veten, familjen, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ashtu si dhe situatën politike në vend.
Në këtë intervistë, Thaçi ka teksa foli për gjendjen nbë vend u shpreh se “Çdo krizë e vonon shumë Kosovën”, përcjell Arbresh.info.
“Por edhe i minon përpjekjet e miqve ndërkombëtarë për ta konsoliduar shtetin e Kosovës në rrafshin e brendshëm, por edhe në afirmimin e saj ndërkombëtar”, ka thënë Thaçi për Nacionalen.
Ai ka thënë se përkrahja ndërkombëtare nuk duhet të merren si e mirëqenë.
“Atë gjithmonë duhet merituar. Kosova çdo ditë duhet të vazhdojë të prodhojë argumente që e lehtësojnë mbështetjen e miqëve ndërkombëtar”.
Tutje, Thaçi ka thënë se uniteti brendashqiptar dhe investimi për pajtim ndëretnik janë çelësi i suksesit për Kosovën.
“Uniteti brendashqiptar dhe investimi për pajtim ndëretnik janë çelësi i suksesit për Kosovën. Bota po lëviz dhe po ndryshon më shpejtë se sa intuitat apo agjendat tona lokaleka deklaruar Thaçi.
Me Serbinë ka thënë se duhet të arrihet paqe e përhershme, me njohje reciproke, ligjërisht obliguese.
“Sa më shumë që vonohet kjo marrëveshje, aq më e vonuar do të jetë Kosova në NATO dhe BE, e aq më e zbehtë do të jetë mbështetja e ShBA-së .Përvoja ime më tregon se Brukseli e mbështet Kosovën, për aq sa e inkurajon dhe e mbanë në vëmendje atë Uashingtoni. Aleanca me ShBA-në duhet kultivuar për të ardhmen strategjike, e jo veç për kujtesë falënderimi”, ka thënë Thaçi.
Në këtë intervistë, Thaçi ka folur edhe për veten, familjen e tij, si dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Më së shumti ka thënë se e ka marrë malli për familjen.
“Për familjen, të rri dhe të bisedojë i lirë me ta: Lumen, Endritin, i cili tani u rrit dhe u bë burrë, të merrja pjesë në ceremoninë e tij të diplomimit, të shëtisja maleve, bjeshkëve të bukura të Kosovës, të përcillnim ndeshje futbolli së bashku, apo të kalonim së bashku ndonjë ditë skijimi në bjeshkët e Brezovicës. Të bisedonim për ëndërrat e tij jetësore, apo për ndonjë film apo libër etj.”
Vizitën e prindërve vitin e kaluar, e ka quajtur emocion të veçantë dhe të paharrueshëm.
“E di që mallëngjimi është deri diku dobësi, por paraqet edhe njerëzi: jemi njerëz nga mishi dhe gjaku. Po, më ka marrë malli për prindërit të cilët kanë hyrë në fazën e moshës së thyer, edhe pse flas shpesh përmes telefonit. Ardhja e tyre vitin e kaluar këtu në vizitë ishte një emocion i veçantë dhe i paharrueshëm”, ka deklaruar Thaçi.
Thaçi ka thënë pas përfundimit të angazhimit politik dhe procesit që po kalon aktualisht, do të jetoj kapituj të angazhimeve tjera jetësore.
“Nuk më mungon zyra e Presidentit apo e Kryeministrit, dhe as agjenda apo debatet ditore politike, partiake apo parlamentare. Pas përfundimit të angazhimit politik dhe procesit që po kaloj aktualisht, dua të jetoj kapituj të angazhimeve tjera jetësore. Unë sot jam në izolim fizik, por jo në burg mendor”, ka deklaruar ai.
Ka folur edhe për vizitën që i bëri Edi Rama. Bisedën me të e ka quajtur vëllazërore.
“Kur erdhëm në Hagë, si pasojë e masave anti-Covid, i kaluam pa asnjë kontakt fizik rreth 9 muaj, madje as me familje. Nuk ishte e lehtë. Vizita e Edit ndodhi në vend dhe rrethana të jashtëzakonshme e të paimagjinueshme, përtej politikës dhe procesit gjyqësor, bisedë krejt vëllazërore. Më kishte marrë malli. Edi lufton dhe zakonisht fiton në kauzën që beson, është impresionuese se si ai po vazhdon të ndërtojë dhe afirmojë Shqipërinë evropiane”.