Thaçi: PDSH do të sigurojë ndihmë financiare për çdo familje

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi bashkë me Nimetulla Demirin, bartës liste në zonën 1, në kuadër të fushatës zgjedhore dje zhvilluan takime në disa fshatra të Karshiakës së Shkupit, si Koliçan të Poshtëm, Lubosh, Batincë dhe Moranë, ndërsa tubimin përmbyllës e mbajtën në Studeniçan.

Në fjalën e tij, Menduh Thaçi tha se PDSH ka platformën e saktë për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët. “Tani edhe me pandeminë kemi një luftë të cilën duhet ta zhvillojmë me kuadro dhe instrumente efektive. Ne do t’i përkushtohemi kësaj” ka pohuar ai.

“Bizneset duhet të respektojnë përqindjen e popullatës ku kanë investuar. Çdo e dyta familje nuk ka të punësuar. PDSH do të sigurojë ndihmë financiare për çdo familje” ka thënë Thaçi.