Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi përmes një postimi ka uruar festën e pavarsisë së Kosovës me rastin e 14 vjetorit të pavarsisë.
“Pavarësia e Kosovës është një manifestim dhe shembull i vlerave demokratike, përkushtimit ndaj lirisë dhe rezistencës shqiptare ndaj tiranisë. Është një gëzim i madh për të gjithë shqiptarët. Në këtë ditë, kujtojmë të gjithë ata që punuan për Kosovën e lirë dhe sovrane mbi idetë e vlerat e të cilëve u themelua shteti. Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare uroj popullin e Kosovës për këtë ditë të rëndësishme.” shkruan Thaçi.