Thaçi pas zhbllokimit të fondeve amerikane për Kosovën: Miqësia me SHBA-në nuk ka çmim

Pas zhbllokimit të fondeve amerikane për Kosovën, ka reaguar edhe presidenti Hashim Thaçi.

Thaçi, përmes një shkrimi në Facebook, e ka quajtur lajm të mirë për vendin.

Ai ka thënë se miqësia me SHBA-në nuk ka çmim.

“Zhbllokimi i fondeve të MCC-së është një lajm tjetër i mirë për Kosovën. Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka çmim. Partneriteti i përhershëm me Uashingtonin është rrugë e vetme që çon drejt një të ardhmeje të sigurt për Kosovën, në paqe e prosperitet për gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Thaçi.

Edhe kryeministri Avdullah Hoti, ka mirëpritur vendimin e Milenium Challenge Corporation (MCC), për të zhbllokuar fondet për Kosovën.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret vendimin e MCC-së për zhbllokimin e fondeve dhe rinisjen e zbatimit të programeve të zhvillimit në Kosovë”, ka shkruar Hoti.

Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit kishte njoftuar në mars për pezullimin e programeve në Kosovë, për shkak se në fuqi ishin ende tarifat kundër mallrave serbe, ndonëse SHBA-ja vazhdimisht kishte bërë thirrje për heqjen e tyre.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3864651636938500