Thaçi: Nën udhëheqjen e presidentit Trump, dialogu do të përmbyllet me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një statusi ka thënë se presidenti i ShBA-ve, Donald Trump ka treguar vëmendje të madhe forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimore.

Thaçi tutje shtoi se është besimplotë që nën udhëheqjen e Donald Trump, dialogu do të përmbyllet me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Indeksonline.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të presidentit Hashim Thaçi:

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Letrat e tij e kanë skicuar epilogun e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke. Nën udhëheqjen e presidentit Trump dhe punën e shkëlqyeshme të ambasadorit Grenell jam besimplotë se ky proces do të përmbyllet së shpejti me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jemi të bekuar me përkrahjen e përhershme të SHBA-së për popullin dhe shtetin e Kosovës.