Thaçi në takim me strukturat e degës së PDSH-së në Gostivar dhe Negotinë


Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot zhvilloi takim me strukturat e degës së Gostivarit dhe të Negotinës, ku ishin prezent kryesitë e degëve dhe kryetarët e nëndegëve përkatëse.

Në këtë takim Kryetari Thaçi foli për situatën aktuale politike me theks të veçantë për rëndësinë e de-bllokimit të proceseve integruese dhe implementimin e plotë të marrëveshjes me Greqinë, që është me interes strategjik jo vetëm për shqiptarët, por edhe për qytetarët tjerë.

Kryetari Thaçi gjithashtu bashkëbisedoi me strukturat partiake për veprimet e mëtutjeshme, si dhe për aderimet e anëtarëve të ri me qëllim të forcimit të strukturave të saja.