Prej ditësh, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka hequr kostumin zyrtar dhe po shijon bukuritë e natyrës, nga deti në alpe.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Meta ka shpërndarë një video ku praktikon sportet ekstreme. Presidenti ishte në Grykën e Rugovës në Pejë, ku shkruan se ka kaluar një eksperiencë fantastike dhe një adrenalinë të paparë.
“Mirëmëngjesi të dashur miq dhe një javë të mbarë! Kush dëshiron të përjetojë një eksperiencë fantastike në Grykën e Rugovës duhet të shijojë Zip-Line. Është një adrenalinë e paparë! Sportet ekstreme do të mbeten përherë të dashura për mua!”, shkruan Meta.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/1870519712994293/