Thaçi: Ndryshojmë edhe kushtetutën për t’u bashkuar me Luginën


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se kërkesën e Luginës për bashkim me Kosovën do ta prezantojë edhe në Bruksel.

Sipas tij kërkesa e shqiptarëve të asaj pjesë do të instucionalizohet në rrafshin ndërkombëtar.

Ndërsa sa i përket ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve sipas tij flet vetëm Beogradi dhe propaganduesit tjerë.

“Krejt çka të bëjë me ndarje, shkëmbim e autonomi nuk kanë te bëjnë me adresën time”, tha presidenti.

Ai tha se për t’u bashkuar me Luginën përkrah edhe  ndryshimin e Kushtetutës nëse ka nevojë