Thaçi: “Mendoj se sot nuk do të bjerë Qeveria”

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi është i bindur se sot nuk do të bjerë Qeveria “Zaev 2”.
“Kur negociatat zhvillohen pesë në 12, bisedimet janë të fshehta, kurse ato i udhëheqë Zoran Zaev. Mendoj se sot nuk do të bjerë Qeveria. Sipas informacioneve që i kam, Qeveria do të mbetet dhe ne do të fitojmë datë për negociatat”, tha Thaçi. Shtoi se Zaev do të mbetet kryeministër edhe më tej./TV21