Thaçi i prangosur nga paraburgimi në sallën e gjyqit, Gjykatësi: S’mund të ketë trajtim special

David Hooper, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka pasur një sërë vërejtjesh gjatë paraqitjes së parë para Gjykatës Speciale. Ai ka pasur vërejtje edhe për transferimin e Thaçit me pranga nga paraburgimi në sallën e gjyqit. Por, gjykatësi Nicolas Guillou ka thënë se s’mund të ketë trajtim special për Thaçin.

“Nuk ka trajtim të posaçëm për klientin tuaj. Ëështë procedurë që aplikohet për çdokënd që vjen në Dhomat e Specializuara”, ka thënë gjykatësi.

Ndërsa një prokurore nga Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se “duhet që të përdorim prangat”, në raste të tilla.

Avokati David Hooper ka pasur edhe vërejtje të tjera, në mesin e të cilave edhe për mungesën e embemave të Kosovës në këtë gjykatë e deri te mos paraqitja e akuzave për trafikim organesh, mbi bazën e të cilave u themelua Gjykata Speciale.