Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohet të dielën në Bruksel me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Për këtë takim që është bërë me ftesë të përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini, Thaçi do të mbajë sot konferencë për media, përcjell Klan Kosova.
Për fazën e re të dialogut Kosovë-Serbi dhe temat për të cilat do të bisedohet të dielën, presidenti kosovar do të sqarohet sot nga ora 10:00.