I pyetur për marrëveshjen e dhimbshme të fazës finale të dialogut me Serbinë, presidenti Thaçi ka thënë se deklarata e djeshme duhet të merret seriozisht, raporton Zëri.info
“Do të jetë një marrëveshje e vështirë e dhimbshme, ne me kompromise kemi arritur marrëveshje tash e 3 dekada, nga Rambujeja. Synimi është që të jetë një marrëveshje që palët të ndien të dinjitetëshme që do të mund të ndiheshin fitues, Kosova nuk guxon të merr përgjegjësin e dështimit të dialogut.
LEXO EDHE: Thaçi të rinjve: Dialogu do të përmbyllet me njohje formale të pavarësisë
Nëse nuk ndodh marrëveshja kemi bllokim dhe izolim nga Evropa” tha Thaçi.
Dekoratën e mbrëmshme të ambasadorit Delawie e konsideroi si shumë të përgjegjshme dhe serioze.
Ambasadori nuk e ka thënë që SHBA e heq mbështetjen për Kosovën, partneriteti duhet të kultivohet si vlerë.
Deklarimi i sinqertë dhe shume i përgjegjshëm duhet të merret seriozisht nga të gjithë pa dallim, ka folur ambasadori i shtetit më të fuqishëm në botë.
Marrëveshja përfundimtarë do të jetë e dakorduar më SHBA dhe BE, tha Thaçi.
Ndërkaq për shkëmbim territoresh tha që Kosova do të jetë vend i pavarur.
“Marrëveshja në mes të vendeve të pavarura dhe sovrane dhe nënkupton njohje formale, dhe futje në organizata ndërkombëtare” përfundoi Thaçi /ZËRI/