Thaçi fajëson Osmanin, Taravarin, Rexhepin, Selën dhe Ahmetin për rritjen e numrit të të infektuarve nga Kovid-19

Bujar Osmani, Arben Tarvari apo siç e quan ai “Arben Maratari”, Ziadin Sela, Sulejman Rexhepi apo siç e quan ai “kryeshejtanin” dhe “Konço Ponço” dhe Ali Ahmeti sipas liderit të PDSH-së, Menduh Thaç janë fajtorët kryesorë që kemi rritje të të infektuarve në pjesën e popullatës shqiptare.

Ai nëpërmjet një konference për media, ka akuzuar të lartpërmendurit për faktin se kanë keqpërdorur funksionin e tyre, dhe në vend të bëjnë thirrje për respektim të masave, Osmani për shembull ka bërë thirrje për hapjen e xhamive, kurse Taravari për hapjen e kafeneve.

“Mendoj se kampionët e fajit dhe të përgjegjësisë për këtë gjendje janë disa persona dhe subjekte politike. E para padyshim është BDI-ja dhe grupet tjera, ku BDI duke tentuar të ruajë pushtetin bëri fushatë që të hapen xhamitë dhe të falet Bajrami. Dua të kujtoj krekosjen e Bujar Osmani i cili bënte thirrje që të hapen xhamitë dhe të falet bajrami, tash asnjëri nuk të thotë se gabuam dhe do të mbajmë përgjegjësi. I dyti është Arben Maratari iu cili pa dyshim bëri thirrje që të hapen kafiteritë dhe për deklaratën se se shqiptarët po bëjnë shkeljet më të mëdha. Përgjegjësi duhet të mbajnë edhe liderët Ziadin Sela dhe Ali Ahmeti. Dhe sigurisht fajet më të mëdha prej të gjithëve i ka kryeshejtani Sulejman Rexhepi apo “konço ponço””, tha Thaçi.

Pas kësaj, Thaçi kërkoi përgjegjësi edhe nga institucionet shëndetësore për pyetjen: “Sa teste janë bërë në rajonin e Tetovës, nëse Tetova me rrethinë shkon deri në 220 mijë banorë, dhe nëse testet janë minimale atëherë qasja nuk është e barabartë?”.