Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka vazhduar edhe sot trajtimin shëndetësor.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga presidenca.
Ata kanë bërë të ditur se Thaci edhe sot ka vazhduar trajtimin nga personeli i Klinikës Urologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
“Presidenti Thaçi po vazhdon t’i përmbahet terapisë së rekomanduar dhe është në gjendje stabile shëndetësore.
Presidenti Thaçi shpreh sërish mirënjohjen e tij për stafin e QKUK-së dhe Klinikës Urologjike për trajtimin profesional dhe kujdesin e treguar”, shkruhet në njoftim.