“Me këtë hov të antishqiptarizmit shpejt do të hasin në rezistencë të fortë politike të shqiptarëve. Rezistenca politike e shqiptarëve nënkupton shpartallimin e këtyre që tash janë të padobishëm e në të ardhmen edhe të dëmshëm”, kështu deklaroi Menduh Thaçi – kryetar i PDSH-së, pjesë e Frontit Europian.
Thaçi mes tjerash shtoi se për këtë Qeveri do të jetë shumë e rëndë rezistenca politike pasi që siç tha disa gjëra që shqiptarët i kanë fituar është shumë vështirë për t’ua marrë. Tutje theksoi se varësisht si do të zhvillohet dialogu mes Frontit Europian dhe VMRO-DPMNE-së, suksesi do të jetë më evident për Maqedoninë e Veriut.