Thaçi: Do pajtohem shpejt unë me Albinin se s’kam hatërmbetje, edhe mem thirr qetash unë shkoj

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se nuk ka hatërmbetje me kryeministrin Albin Kurti, ndonëse ai i doli në krah koalicionit “VLEN”.

Ai tha se do të pajtohet shpejt me të, duke shtuar se ka respekt të madh për të, si politikisht ashtu edhe intelektualisht.

Thaçi tha se e dinte se Kurti nuk do të arrinte sukses, por se për Kosovën mund të ketë pasoja të mëdha.

“Në fakt përplasja me Albinin ka qenë vetëm në interes të mbrojtjes së interesit të Kosovës. Unë e dijsha se këtu nuk arrin sukses, po isha i vetëdijshëm se në Kosovë mund të ketë pasoja të mëdhaja. Edhe s’dua ta vazhdoj polemikën me të, po të jeni të sigurt, jo që s’flet tash kryeministri po e din se..ai e di mirë se si duhet të zhvillohet situata. Do pajtohem shpejt unë me Albinin se s’kam hatërmbetje. Edhe mem thirr qetash unë shkoj. Nuk ka pas ndonjë inat personal”, ka thënë Thaçi.

Tutje, ai tha se Serbia me çdo kusht mundohet që në qeverisje të Maqedonisë të shtrijë “dorën e zgjatur”, por se Fronti Evropian do e bllokojë dhe do ia këpusë “dorën”.

“Situata është serioze. Serbia me të gjitha mekanizmat që ka mundohet…Serbia e ka humbur Kosovën, nuk diskutohet. Është vetëm për përdorim të brendshëm. Por, Serbia, mbane mend: nuk heq dorë prej Malit të Zi dhe Maqedonisë. Ky është problemi më i madh. Serbia me çdo kusht mundohet që në qeverisje të Maqedonisë të shtin’ dorën e zgjatur të veten. Këtu se kam fjalën për shqiptarët se më hipin në qafë masanej’ këta të “VLEN” it, ka thënë se ne të Serbisë. Fronti e bllokon, apo ia këput dorën Serbisë në këtë drejtim”, ka deklaruar Thaçi.