Thaçi dhe Haradinaj nisen urgjentisht për Tiranë

Në orët e vona të mbrëmjes janë nisur për në Tiranë Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Haradinaj, me ftesë të Kryeministrit Rama
Gazeta Express ka mësuar se në orët e vona janë nisur në Tiranë të gjithë krerët e shtetit të Kosovës.

Sipas këtij burimi thuhet se ata janë nisur me një ftesë urgjente të Kryeministrit Edi Rama.

“Nuk kam informata të tjera”, ka thënë ky burim.

Në anën tjetër, në një vizitë të paralajmëruar më herët në Tiranë po qëndrojnë edhe Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.

Këta të dy pritej që nesër t’i takonin udhëheqësit e shtetit shqiptarë, me të cilët do të bisedonin për gjendjen e fundit në vend.