Thaçi deklarohet disa herë i pafajshëm në Gjykatën Speciale

Ish-shefi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi i ka hedhur poshtë të gjitha pikat e aktakuzës kundër tij, gjatë paraqitjes së tij të parë në Gjykatën Speciale.

“I nderuar gjykatës, aktakuza është krejt e paqëndrueshme dhe deklarohem i pafajshëm plotësisht”, ka deklaruar Thaçi.

Gjykatësi Nicolas Guillou ka pyetur nëse pafajësia e Thaçit po deklarohet për të gjitha akuzat, ndërsa ish-presidenti ka përsëritur deklaratën.

“Akuzat krejt të paqëndrueshme. Deklarohem për të gjitha pikat e aktakuzës si i pafajshëm”, ka theksuar Thaçi.