Thaçi arrin në Prokurorinë Speciale, nuk deklarohet para mediave

Presidenti Thaçi ka arritur në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar sërish sot nga prokurori special.

Thaçi nuk është deklaruar para mediave pas arritjes në objektin e Gjykatës Speciale.

Gjatë ditës së djeshme, presidenti Thaçi ka qëndruar rreth shtatë orë në Prokurorinë Speciale ndërkaq sot nga ora 13:00 ai do ta vazhdojë sërish intervistimin./Express/