Thaçi anulon vizitën në SHBA

Zyra e Presidencës së Kosovës ka konfirmuar për KosovaPress se presidenti Hashim Thaçi ka anuluar sot vizitën e tij zyrtare në SHBA. Këshilltari Adil Behrami ka konfirmuar këtë përmes telefonit duke mos dhënë më shumë detaje.

Deri te anulimi i vizitës vjen pasi që sot Gjykata speciale ka propozuar aktakuzë kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.