Tha që të rrë*nohen xhamitë e të kthehen në kisha, parab*urgim për poetin Gjin Morina

Gjykata kompetente në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e parab*urgimit ndaj të pandehurit Haxhi Mehmeti – Gjini për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Nxitja e përç*arjes dhe mos durimit”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë i njëjti dyshohet se më 12 gusht 2021, në Gjakovë, pikërisht brenda një hoteli gjatë promovimit të librit të tij, nxit dhe publikisht përhap urr*ejtje dhe përç*arje.
“Në mesin e përmbajtjen të këtij libri, janë të shkruara disa poezi si, “Qohu Enver”, “Shporruni njëherë e përgjithmonë”, dhe “Msitnia”, të cilat kanë përmbajtje të urrejtjes dhe përçarjes kombëtare e fetare, ku i njëjti, me këto veprime ka mundur të prish rendin publik në Republikën e Kosovës” thuhet në kumtesë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.
Teksa poeti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 14 gusht 2021.