Teuta Mustafa, shoferja e parë shqiptare në Zvicër

Pa dyshim, puna në çdo shtet, shoqëri a kulturë,ka vlerën dhe pozitën e saj.
Shumë femra shqiptare janë duke arritur suksese në mërgim, në profesionet që kanë zgjedhur të punojnë. Patjetër që njëra nga këto është edhe shqiptarja Teuta Mustafa Helshani, me prejardhje nga qyteti i Ferizajt.
Tuta është njëra nga femrat e pakta shqiptare që kanë zgjedhur këtë profesion, duke vozitur autobusin përreth qendrës së St.Gallen-it.

Nga Kosova, drejt një jete të re në Zvicër
Teuta Mustafa Helshani është lindur dhe rritur në qytetin e Ferizajit, ku kreu shkollën fillore dhe të mesme, për të vazhduar më pas edhe studimet në Universitetin e Prishtinës.
“Jam lindur neë Ferizaj neë vitin 1990, kam mbaruar shkolleën fillore dhe teë mesme po neë teë njëjtin qytet, peër teë vazhduar pastaj me studime neë Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin Ekonomik, Departamenti “Banka, Financa dhe Kontabilitet”, tregon ajo për Albinfo.ch.

Pavarësisht shkollimit të saj, Teutën duket se fati e dërgoi në rrugë dhe projekte të tjera të jetës, nga ajo çfarë kishte studiuar.
“Pas përfundimit teë studimeve nuk pata fatin qeë profesionin tim ta ushtroj neë vendlindjen time. Pas kurorëzimit teë dashurisë me martesë neë vitin 2013, uneë vazhdova jetën praneë bashkeëshortit tim neë Zvicër”, shprehet ajo.

Emigrimi dhe ambientimi në kulturën zvicerane
Për çdo shqiptar që emigron, reliteti i vendlindjes me atë të Zvicrës është ndryshe. Përshtatja, ambienti, gjuha, shoqëria, kultura dhe punësimi kanë qenë disa nga sfidat, të cilat pothuajse çdo mërgimtar i ka përjetuar në fillmet e veta në mërgim.

Teuta ndan historinë e saj për Albinfo.ch lidhur me ambientimin jo të lehtë në Zvicër, jetën e re, familjen dhe anën profesionale të saj.
“Në vitin 2013, kur isha në moshën 23-vjeçare, fillova një jetë të re bashkëshortore, në Wil, rajon i St.Gallen-it. Duke marrë parasysh se unë u rrita dhe mbarova shkollimin në Kosovë, ka qenë shumë e vështirë në fillim. Po pata fatin të gjeja ngrohtësinë familjare dhe mbështetjen e bashkëshortit dhe prindërve të tij, që ishte një ndihmë e jashtëzakonshme për një fillim të ri, larg vendlindjes”, tregon ajo.

Teuta shprehet se në jetë njeriu duhet të vërë qëllimet dhe synimet e saj, për të pasur sukses, pavarësisht se në cilin vend është.
“Është e vërtetë se kultura zvicerane është më ndryshe, por nëse ke një personalitet dhe një synim në jetë, atëherë kjo nuk të sjellë asnjë problem për të vazhduar tutje. Sa i përket shoqërisë, ka qenë e vështirë për mua në fillimet e mia, por duke ndjekur kurse intensive të gjuhës, me kalimin e kohës kam arritur të kem një rreth të mirë shoqëror”, shprehet Teuta.

Dëshira dhe pasioni për vozitje
Teuta që në moshë të re kishte dëshirë të kamotshme për vozitje. Por, vozitja për kategorinë D kishte një domethënie të veçantë, që një ditë të jetë shofere e autobusëve në Zvicër.
“Dëshira e kamotshme dhe një pasion që unë kisha për vozitje më shtyu që të përgatitem për kategorinë D (shofere autobusi). Ishte një rrugë jo e lehtë dhe si çdo gjë tjetër, kishte edhe kjo pengesa. Në fund, unë ia dola që në prill të vitit 2017 të jem e pajisur me leje të qarkullimit për kategorin D”, tregon ajo.

Pak muaj pas kalimit të provimeve, Teuta në vitin 2018 u punësua te firma “Regiobus”, me seli në Gossau.
Në atë kohë, Teuta ishte vetëm 27-vjeçare dhe duhet veçuar se ishte shoferja më e re në mesin e kolegëve në “Regiobus”.
Ajo vozit në rajonin e St.Gallen-it, mban linjën Gossau-St. Gallen dhe anasjelltas, Herisau-Abtwil-Engelburg dhe linjën Wil-Uzwil.

Vlen të theksohet se Teuta ishte femra e parë shqiptare shofere në kantonin St.Gallen.
“Sipas informatave dhe reagimeve të udhëtarëve (shqiptarë), po, unë kam qenë shoferja e parë shqiptare në rajon të St.Galles. Derisa tash e gati një vit më është bashkangjitur edhe një kolege tjetër shqiptare”, tregon Teuta për Albinfo.ch.

Një mesazh i denjë për femrat shqiptare
Çdo punë që bëhet, në vete do përkushtim, durim dhe shumë dëshirë për të përfunduar atë. Teuta, ani pse është një grua dhe nënë e shkëlqyeshme, normalisht ka obligime të mëdha, por ajo gjen kohë për të gjitha, qoftë për familje, për punë dhe çdo gjë që atë e preokupon, shkruan tutje albinfo.ch.
“Nuk është e lehtë të punosh dhe të njëjtën kohë të jesh nënë dhe të kujdesesh për familje. Unë, për fat të mire, punoj vetëm 60% të kohës, kshtu që kjo më shërben të kem hapësirë edhe për fëmijë dhe familjen në kuptim të plotë”, tregon ajo.

Duke qenë se të jesh shofere autobusi neë Kosoveë dhe në Shqipeëri, neë fakt, ende eështeë tabu dhe shihen me sy tjeteër, Teuta për këtë dha një mesazhi peër femrat shqiptare.
“Është shumë e vërtetë që në Kosovë shoferet femra shihen me një sy ndryshe ose ndjenjë pasigurie, por besoj që tash në kohën e fundit është duke ndryshuar ky perceptim. Sa i përket mesazhit, kam një lutje për prindërit, që së pari të arsimojnë vajzën dhe ta ngritin atë në vlera me të mëdha, siç edhe e meritojnë. Vajzat, nënat e reja, të mos hezitojnë t’i ndjekin ëndrrat, sepse gjithçka është e mundur nëse ka vullnet dhe dëshirë të madhe, asgjë nuk është e pamundur në çdo sferë të jetës”, thotë Teuta në mesazhin e saj drejtuar femrave shqiptare.

Kosova të falë një ndjesi të veçantë
Teuta është shumë e lidhur me Kosovën, ajo tregon se Kosova i fal ndjesi të veçantë. Pothuajse çdo vit ajo viziton katër herë Kosovën, pasi të afërmit e saj familjarë jetojnë në Kosovë.
“Unë jam një vizitore e rregullt e Kosovës, para pandemisë deri në katër herë në vit kemi ardhur me familje. Është ndenjë e bukur me qenë në vendlindjen tënde, pranë familjes. Kjo sepse familja ime jeton në Kosovë dhe për atë dëshira është e madhe për Kosovën, ashtu dhe malli për vendlindjen”, përfundon Teuta.