Ish kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi e ftuar në emisionin debativ Click plus ka theksuar se Kasami nuk ishte i gatshëm për komunën e Tetvoës sepse në 100 ditë ai dështoi. Arifi foli edhe për kontratat në vepër të cilat ishin lidhur gjatë mandatit të saj.
“Në atë listë ka aq shumë persona të cilët nuk kanë qenë që kanë marrë kontratë nga komuna, ata mund të kenë qenë anëtarë të ndonjë komisioni. Nxjerrja e këtyre emrave nuk është e saktë sepse kjo është një listë e shtrembëruar. Gjithmonë kam diskutuar me lista në emisione por sot nuk është detyrë e imja të dalë me lista. Ata të cilët kanë dalë në lista janë të diskridituar. Janë etikuar shumë prej tyre dhe nga ata ka të cilët kanë marrë edhe paga sociale”, theksoi Teuta Arifi.
Ish kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi e ftuar në emisionin debativ Click plus ka theksuar se Kasami nuk ishte i gatshëm për komunën e Tetovës sepse në 100 ditë ai dështoi.
“Bilall Kasami nuk ishte i gatshëm për komunën e Tetovës, ai dhe të tjerët ishin bashkë kundër rrëzimit tim por jo edhe për ta udhëhequr komunën. Ai premtoi shumë por i hoqi shtigjet e biçikletave, parkingjet nuk u bënë pa para dhe transporti publik nuk është falas. Ai merret me mua qe 100 ditë me rradhë”, thekson Arifi.