Teuta Arifi: “Nuk kam dilema për fitoren tonë”

Teuta Arifi ne konventen promovuese te Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, tha se nuk ka dilema për fitore por se ka një thirrje për qytetarët. Ju ftoj të gjithëve vëllezër e motra, që në mënyrë aktive të punojmë për ta fituar këtë mandat, të punojmë në mënyrë aktive për të gjetur fuqinë tonë, që forcën kryesore ta kemi pikërisht per ta fituar qe na raundin e pare.

Arifi tha se ky ishte qellimi i saj sepse në këtë betejë ne dalim vet, dalim si BDI e nuk dalim me marreveshje me të tjerët, dhe se nuk na duhet dikush tjetër përveçse qytetarët tonë për të qenë fitimtarë ashtu si kemi qenë përherë.

Kohët tona dhe jetët tona janë gjëra të cilat kanë pikëfillimin por edhe fundin e tyre e kënaqësia me e madhe e të gjithë neve këtu që tani flasim si themelues të BDI-së, është fakti që, ky është subjekti që do ta votojnë fëmijët tanë, nipërit dhe mbesat tona për të pasur jetën e gjatë qindvjeqare, për shkak të aftësisë për të rezonuar dhe për të gjetur të vërtetën, tha Arifi në fushatën e sotme në Tetovë. Ajo e përmbylli fjalimin me moton e BDI-së “Zgjidh jetë, voto blertë”.