Teuta Arifi: “Në kohë pandemie, siguruam transport publik për qytetarët”

Kandidatja për kryetare të Komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot ka prezantuar programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme.
Arifi tha se edhe pse ishte pandemi, janë realizuar një numër i madh i projekteve, ku u përfundua një bulevard dhe është në përfundim e sipër bulevardi tjetër dhe u sigurua transport publik për qytetarët.

“Vitet te cilat kane kaluar janë dy mandate, por unë dëshiroj që t’i veçoj dy vitet e fundit që janë vite problematike jo vetem për qytetin tonë por janë vite të një lufte botërore, të një sfide botërore dhe te një peshe të madhe të botës me te cilen perballja ka qenë jo e lehtë. Ne në fakt gjatë këtyre viteve na ka rënë të udhëheqim dhe të punojmë të gjithë së bashku në një situatë të humbjeve, në një situatë të mungesës së madhe personale njerëzore dhe Tetova si qytet ashtu si e gjithë bota ka pasur humbjet e veta, thyerjet e veta dhe njëkohësisht lotët e vet te cilët si gjithmonë na kanë bërë me të fortë. Une dua të nënkuptoj dhe te përkujtoj disa gjëra që ne edhe pse kishim pandemi, dhe pse jemi në mes të pandemisë, arritëm të përfundojmë një projekt të madh të bulevardit dhe jemi në ndertim e sipër të bulevardit tjetër. Edhe pse në pandemi ne për herë të parë qytetit tonë arritem t’i sigurojmë transport publik”, u shpreh Teuta Arifi.