Teuta Arifi në “200: Qytetarët kanë parë shumë projekte konkrete në Tetovë


Kandidatja e BDI-së për kreun e komunës së Tetovës, Teuta Arifi në emisionin debativ 200 ka theksuar se qytetatët e kanë të qartë se kush ka punuar dhe realizuar projekte, ka ndërtuar shkolla e çerdhe e shumë projekte të tjera të rëndësishme.

“Qytetarët gjithësesi kanë parë shumë projekte në Tetovë dhe gjatë kohës që kemi punuar bashkë, ajo që është e rëndësishme premtimeve tona thirremi në punën tonë flasim për një vazhdim të bulevardit por kemi përfunduar atë, kemi ndërtuar shkolla e çerdhe, kemi arritur të sigurojmë maqineri të reja për mbeturinat, ajo që dua të them ka qenë periudhë e vështirë sepse bota kalon në krizë të madhe dhe ajo që dua të them që ne kemi arritur të realizojmë shumë projekte kryesisht jo vetën përmes buxhetit por duke qenë të shpejtë në kohë krize me përkrahjen e projekteve ndërkombëtare që kemi konkuruar”, ka theksuar Arifi.

Për Kasamin nuk bëhet fjalë për Tetovën, për të ka të bëjë vetëm me pushtetin e tij personal politik – ai është i paparashikueshëm. Ai ndryshon qëndrimin e tij çdo ditë – pasi hyn në qeveri me biletë të LSDM-së, tani po përpiqet ta rrezikojë qeverinë për ambiciet e veta.

Tashmë para zgjedhjeve ai tenton të merret me opozitën për mazhoranca të reja në parlament. Ai do të dështojë pasi qeveria është e qëndrueshme edhe pa BESËN – por do të sjellë kaos dhe destabilitet në kohë të vështira. Kasami do të sjellë destabilitet, kaos dhe përleshje politike – me ambiciet e tij të paparashikueshme rrezikon projekte të rëndësishme qeveritare për Tetovën, si unaza apo Korridori 8.