Në emisionin debativ 200 në Alsat, kandidatja e BDI-së për komunën e Tetovës, Teuta Arifi ka theksuar se ka zgjedhur problemin me ujin e pijshëm në secilën lagje të komunës dhe se qytetarët mund të bëjnë lehtë dallimin nga sot dhe para 8 viteve.
“E kuptoj se çështja e furnizimit me ujë ka qenë temë e madhe sepse nuk ka dyshim që shërbimet janë themelore që komuna duhet të ofrojë, ajo që dua të përkujtoj se para 8 vitesh kishte lagje të tëra pa ujë, kemi punuar dhe investuar në këtë drejtim dhe duke vazhduar me krah të tjerë të këtyre projekteve, gjithësesi edhe impianti i ri i kanalizimit është në prioritet dhe ujësjellësi në ndërtim dhe investimet kanë çmimin e lartë e kërkojnë kohën e duhur, kemi bërë distancën prej 8 viteve më parë dhe sot flasim për defekte dhe jo probleme me ujë”, ka thënë Arifi.