Kandidatja për kryetare të komunës së Tetovës nga radhët e BDI-së, Teuta Arifi, agjendën e sotme të takimeve e vazhdoi në Banjën e Tetovës. Nga atje Arifi premtoi edhe më shumë investime gjatë mandatit të ardhshëm, siç janë vazhdimi i ndërtimit të rrugës së Banjës si edhe vendosjen e ndiçimit publik.