Tetovë, zjarri shpërthen në një shtëpi-një person ka përfunduar me plagë të rënda

Një person ka përfunduar me plagë të rënda nga zjarri që ka shpërthyer në një shtëpi në lagjen 146 në Tetovë.

Pronari 72 vjeçar i shtëpisë, nga zjarri që shpërtheu ka marrë plagë të rënda pas çka menjëherë është dërguar në klinikat e Shkupit.

Shkaqet e zjarrit që shpërtheu paraditen e sotme ende nuk dihen zyrtarisht, ndërsa sipas zjarrfikësve, dyshimet e para janë tek bombola e gazit.

Zjarrfikësit kanë intervenuar me tre makina dhe tetë zjarrfikës, me çka është arritur lokalizimi i tërësishëm i zjarrit dhe mos përhapja e tij.

Në momentin e shpërthimit të zjarrit në shtëpi ka pasur edhe banorë të tjerë, të cilët, kanë shpëtuar pa lëndime. Në vend ngjarje kanë dalë policia dhe ekipet e hetimit, për të konstatuar shkaqet e përhapjes së këtij zjarri, që përfundoi me djegien e tërësishme të shtëpisë./Alsat