Më 4 maj 2022 në SPB Tetovë u denoncua se në rrugën “JNA” ka ndodhur një aksident midis një veture “Toyta” me tabela regjistrimi nga Tetova e drejtuar nga J.A (43) dhe një motoçiklete me tabela tetovare gjithashtu e drejtuar nga një i mitur nga Tetova, informon MPB. Në aksident me lëndime të rënda ka përfunduar motoristi, që janë konstatuar në spitalin e Tetovës. Policia po merr masa për zbardhjen e plotë të rastit.