Tetovë: Tre shqiptarë të arrestuar për sulmin ndaj Drejtorit të Inspektoratit të punës, Paunovski


Mbrëmë në Tetovë nga disa persona është sulmuar fizikisht Drejtori i Inspektoratit të punës, Stojko Paunoski dhe djalit të tij. Ai nëpërmjet rrjetit social facebook bëri të ditur se fillimisht djali i tij është sulmuar fizikisht para hyrjes së ndërtesës ku ai jeton.

“Pa asnjë arsye, duke ardhur në shtëpi djali im u sulmua para hyrjes së ndërtesës ku jetojmë nga një grup shqiptarësh që ishin nën ndikimin e alkoolit dhe drogës. Ishte vajza ajo që më zgjoi, pasi që kishte parë ngjarjen nga tarraca dhe unë si prind zbrita ta mbroj djalin tim me ç’rast u sulmova edhe unë. Rasti është paraqitur në polici dhe personat që na sulmuan tani më janë arrestuar”, shkruan Paunovski në facebook. Ai madje bëri të ditur që nuk dëshiron që rasti të politizohet dhe se për të gjitha mediat që shkruajnë të pavërteta dhe shpifje do të ngrehet aktpadi.

Në lidhje me këtë rast, policia e Tetovës ka arrestuar tre persona, V.O.(20), A.B.(20) dhe I.V.(18), ndërsa pas bisedës informative dy të fundit janë liruar. Për të tre personat policia ka ngritur procedurë adekuate ligjore