Tetovë, tre persona rrahën pronarin dhe puntorin e objektit hotelierik

SPB Tetovë parashtroi kallëzim penal ndaj E.H (35), D.D (26), dhe B.L (33), të gjithë nga Shkupi, nën dyshimin se kanë kryer vepër penale “dhunë”.

Ata më 1 janar 2022 në objekt hotelierik në Kodrën e Diellit, e kanë rrahur pronarin dhe një të punësuar aty, si dhe kanë shkaktuar dëm material.