Tetovë, sulmohet një çift nga tre persona

Një grua 38-vjeçare nga Tetova me iniciale Z.T. dje në polici ka denoncuar se rreth orës 19 e 30, dhëndri i saj me iniciale D.B (24) dhe vajza e saj janë sulmuar fizikisht para ndërtesës ku kanë jetuar, në rrugën “Braqa Milladinovi” në Tetovë, transmeton Portalb.mk.

Pas një zënke të shkurtër verbale, ata i kanë sulmuar kushërirët i tyre S.A. (22); E.A. (27) dhe D.A. (44) të tre nga Tetova, ndërsa D.B që të mbrohet e mori një sharrë, por u godit me shufër metali në kokë.

Tre të sulmuarit kanë marrë lëndime të rënda.

Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.KOHA