Tetovë, sulmohen vazhdimisht punëtorët e “Parkingut” dhe “Merimangës”

NP Parkingu i qytetit të Tetovës reagon ndaj sulmeve qe u bëhen punetorërve te tyre. Citojmë:

Të nderuar qytetarë,
Me keqardhje ju njoftojmë se sulmet ndaj punonjësve të NP “Parkingu i Qytetit” dhe “Shërbimit Merimangë” nuk po ndalen. Sot përsëri janë sulmuar dhe poshtëruar dy punonjës. Rasti është denoncuar në polici, ndërsa autorët do të përgjigjen para organeve të drejtësisë.
Ju rikujtojmë se detyra dhe obligimi ynë është vendosja e rendit në trafik dhe parkim në qytet, gjë që është e rëndësishme për sigurinë e të gjithëve. Kërkojmë që sjelljet e pahijshme të individëve të ndalen, të respektohen rregullat dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për një rregull më të madh të qarkullimit që të gjithë ne e dëshirojmë.
Me respekt,
NP “Parkingu i qytetit” Tetovë