Tetovë: Sekuestrohet sasi e madhe duhani, nargile dhe cigare elektronike pa pulla akcize

260 kg duhan, 12.800 cigare dhe 240 cigare elektronike janë konfiskuar në një aksion të koordinuar të Departamentit për kontroll dhe hetime të Drejtorisë së doganave me Njësinë për krime ekonomike të Departamentit të Policisë për Krime në Ministrinë të Punëve të Brendshme dhe zyrtarë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike, I cili është realizuar ditën e djeshme në Tetovë.

Me këtë rast është penguar tentimi për vënien në qarkullim të mallit me akcizë, për të cilin është shmangur pagesa e akcizës në vlerë prej 600 mijë denarë.

Në aksionin e përbashkët, të realizuar me qëllim të zbulimit të produkteve pa akcizë të paguar, gjatë kontrollit të disa lokacioneve në Tetovë, te dy persona juridikë dhe nëntë fizikë janë gjetur duhan i grirë, duhan nargjile, cigare dhe cigare elektronike pa pullë akcize.

Malli është sekuestruar përkohësisht, ndërsa kundër personave do të ngrehen kallëzime përkatëse pranë institucioneve kompetente.