Tetovë, qentë i shpëtuan jetën nga ariu


Gafurri jeton në këto bjeshkë gjatë gjithë jetës dhe jo rrallë herë është ndeshur me arinj e ujqër, por deri para dy dite, nuk i kishte ndodhur që të su*lmohet, por këto ditë u su*lmua nga ariu.
“I lëshova dhen’t, tu hy në mal poshtë, doli ariu. Kur e pash, vrapova të iki, mirëpo ajo prap më e shpejtë se unë. Erdhën qentë, u përlan dhe më lëshoi”.

Falë këtij qeni, ai shpëtoi vetëm me lëndime të lehta trupore.
Ariu që e su*lmoi Gafurrin është rritur në malin që është afër fshatit Lisec. Familja Jusufi merret me blegtori. Fatmirësisht, kryefamiljari ndjehet mirë dhe shumë shpejtë do ti kthehet jetës normale dhe punëve që e presin.