Tetovë, punimet në “Stasho Pinxhur” janë ndërprerë! Kasami: Projekti nuk i plotëson kushtet

Kjo është rruga “Stasho Pinxhur” në Tetovë. Në këtë rrugë që para zgjedhjeve filluan punimet për rikonstruim, por makineritë u larguan shpejtë, dhe që atëherë ka mbetur në këtë gjendje. Qytetarët kërkojnë që rruga sa më shpejtë të rregullohet.

“Duhet sa më shpejtë të behët e jo të zgjatet deri në pranverë apo verë. Duhet sa më shpejtë të behët se mund të vijnë edhe mërgimtarët edhe do gërditen, pasi ne presim nga mërgimtarët ndonjë ndihmë. Për rrugën nuk ecin me tanke njerëzit, por komuna duhet t’i rregulloje, se ndash kurbeçarët ndash njerëzit që jeton këtu nuk ecin me tanke ose buldozer, por komuna prishën edhe e len pa ndreq.”

Kjo rruga pengon pak tepër për komunikimin veturave, mirë por sa ka komuna buxhet unë nuk e dijë a duhet t’i dërgoje Shkupi apo dikush tjetër. Unë nuk e di por ka mbetur një fjalë popullore një punë kur e nisësh edhe duhet ta mbarosh.”

“Ka pluhur, mbeturina nga zgjedhjet është. Ikën, i morën të gjithë edhe makineritë edhe shenjat edhe e lanë kështu.”

Nga komuna e Tetovës thonë se projekti nuk i plotëson kushtet, pasi siç thonë aty nuk është definuar çështja e kanalizimit atmosferik, andaj edhe është lënë në atë gjendje.

“Ajo rrugë, projekti bazë nuk i plotëson kushtet, që nënkupton infrastruktura nëntokësore nuk është paraparë. Ne jemi në konsultim edhe me kompaninë që realizon edhe me sektorin për veprimtari komunale që të gjejmë zgjidhje që edhe infrastruktura nëntokësore, kanalizimi, fekale atmosferike dhe ujësjellësin që ta rregullojmë. Të rregullojmë lidhjen e kanalizimit atmosferik me pjesën tjetër, pasi është paraparë vetëm ndryshimi kanalizimit atmosferik edhe nuk është paraparë ku do të lidhet me pjesën tjetër. Ka një ndërprerje të sajë kështu që ne jemi të gjetjes të një zgjidhje që ajo rrugë të ndërtohet me parametra edhe standarde infrastrukturore që i kërkohet”, tha Bilall Kasami- kryetar i Tetovës.

Pas ardhjes së tij në krye të Komunës, Kasami ka ngrirë disa projekte të cilat ishin nisur edhe ishin lënë në gjysmë