Me datë 17.10.2024 në ora 14:40 në SPB Tetovë është thirrur për intervistim zyrtar personi N.I. (49) nga fshati Trebosh i Tetovës. Ai të njëjtën ditë rreth orës 12:50 është denoncuar nga N.S. (53) nga fshati Reçicë e madhe, se nga personi N.I. pronar i subjektit juridik ,,rent a car”, ka marrë me qira një automjet “golf” me të cilin dje ka ndodhur një aksident trafiku dhe pasi e ka njoftuar pronarin për aksidentin dhe janë marrë vesht që të nesërmen të shkojnë në kompaninë e sigurimit për dëmshpërblim, ai e ka sulmuar fizikisht dhe gjatë sulmit ka tentuar të përdorë një mjet të mprehtë. Deri në dokumentimin e plotë të çështjes ndaj N.I. do të vijojë një paraqitje përkatëse.