Tetovë, policia ndalon dy shtetas të Shqipërisë

Sot (10.08.2022) në stacionin policor në SPB-në e Tetovës janë ndaluar T.G (38), M.M.(40) dhe G.A.(30), shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Duke vepruar sipas raportit në ora 14:30, sipas të cilit punimet ndërtimore për rikonstruksionin e rrugës janë duke u kryer në rrugën “Todor Cipovski Merdzhan”, në pjesën nga rruga “Ivo Lola Ribar” deri tek “Dy Brezat”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë nga SPB-Tetovë, ku është konstatuar se nuk ka sinjalistikë të rregullt për punë në rrugë, kontraktorët nuk kanë pasur dokumentacion apo pëlqim për kryerjen e punëve, dhe tre nga personat e angazhuar për punë kanë treguar të dhëna false, gjegjësishtë informacion nga shtetasit tanë edhe pse ishin shtetas të R. Shqipërisë që nuk kanë vendbanim të rregulluar në vend.
Pas dokumentimit të çështjes ndaj tre personave do të përgaditet parashtresë përkatëse dhe kompania që ka kryer punimet duhet të ndërpresë punimet dhe ta kthejë rrugën në gjendjen fillestare deri në rregullimin e dokumentacionit dhe marrjen e pëlqimit.