Tetovë, policia merr në bisedë dy persona që komentuan dhe nxitën urrejtje në rrjete sociale!

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, në koordinim dhe bashkëpunim me Departamentin e Krimeve Kompjuterike dhe Forenzikës Digjitale të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka zbardhur plotësisht dy raste të komenteve me shkrim me përmbajtje kërcënuese dhe fyese që kanë promovuar ose nxitur urrejtje dhe dhunë në postimet në disa portale dhe internet.

Për shkak të dyshimit se janë autorë të komenteve të tilla, dje në mbrëmje (9-korrik) në Stacionin Policor të Tetovës janë thirrur J.L.(40) nga Tetova dhe D.R.(37) nga rrethi i Tetovës, ku është kryer intervistë zyrtare meata të dy, me çfarë D.R. ka pranuar se ka kryer veprën. Pas dokumentimit të çështjes ndaj dy personave do të vijojnë parashtresat përkatëse, sipas Kodit Penal të RMV-së.