Gjatë një aksioni kontrollues të policisë mbrëmë në një objekt hotelierik në Zherovjan janë zënë nëntë femra të cilat i kanë zbavitur mysafirët. Prej tyre tre kanë qenë shtetase serbe dhe një nga Republika e Bullgarisë. Së bashku me pronarin e objektit ato janë dërguar në stacion policor për procedurë të mëtejme, njofton TV21.
MPB njoftoi se në periudhën nga ora 23:00 më 15 gusht deri në orën 00:40 më 16 gusht, nëpunës policorë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë kanë realizuar aksion kontrollues në një objekt hotelierik në fshatin Zherovjan, pronësi e A.A. (28) nga fshati Bogovinë.
Gjatë kontrollit në objekt janë zënë nëntë femra të cilat i kanë zbavitur mysafirët. Prej tyre katër kanë qenë shtetase të huaja, tre nga Republika e Serbisë dhe një nga Republika e Bullgarisë dhe pesë shtetase nga Maqedonia. Zbavitëset së bashku me pronarin e objektit janë arrestuar nga policia./Pacensure