Një person është ndaluar në Stacionin policor të Tetovës, për arsye se ka shtënë me armë zjarri në ajër.
Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski ka deklaruar se, në orën 10.30 në polici është denoncuar se është prishur rendi dhe qetësia publike në rrugën Bllagoja Toska në Tetovë.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka ndaluar 57 vjeçarin që ka shtënë në ajër me armë zjarri.
Jo zyrtarisht mësohet se ngjarjes i ka paraprirë një aksident trafiku.
Zëdhënësi i policisë deklaroi se janë duke punuar në zbardhjen e plotë të rastit.