Tetovë, ngritet padi penale ndaj dy personave, qëllimisht me veturë e goditën një gruan dhe pastaj e sulmuan fizikisht

SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër A.N. (33) nga Shtipi dhe R.L.(50) nga Tetova, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “dhunë”.

Më 03.06.2024, të dyshuarit qëllimisht e goditën me automjetin e tyre pasagjerik Sh.M., dhe më pas e sulmuan fizikisht, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e përditshëm.