Tetovë, nën kërcënimin e thikës tre persona ia marrin paratë një 19-vjecari


MPB ka njoftuar se me 10.09.2024, në orën 23:10, H.S. (19) nga Tetova ka raportuar në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë se rreth orës 22:40, ndërsa ishte në një park në Tetovë me dy shokë, tre persona, duke kërcënuar, prej të cilëve njëri kishte një mjet të mprehtë, i kishin marrë para. Po merren masa për zbardhjen e rastit.