Tetovë: Në muajin shkurt është ulur numri i aksidenteve

Sektori për Punë të Brendshëm informon se muajin e kaluar (shkurt) në rajonin e gjerë të Tetovës numri i aksidenteve në komunikacion është zvogëluar për 26, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe ka arritur në gjithsej 39.

Nga SPB Tetovë thonë se nuk ka pasur viktima, ndërsa aksidentet me të lënduar rëndë janë reduktuar në vetëm 2 aksident, shifra dhe të dhëna vetëm ata thonë se situata e sigurisë në komunikacion në këtë zonë është në trend pozitiv. Ndërsa numri i aksidenteve me dëme më të mëdha materiale ishte vetëm 19.

“Megjithatë, gjatë muajit të fundi sërish është i lartë numri i tejkalimeve të shpejtësisë (384), si dhe shkeljet për mos dhënie përparësi kalimi ndaj këmbësorëve (282), si dhe janë regjistruar 40 drejtues mjetesh që kanë parakaluar në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu, 123 kundërvajtje janë kryer nga këmbësorët, të cilët më së shpeshti kalonin rrugët jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë dhe të njëjtit janë thirrur në të ashtuquajturën ,,ligjeratë për udhëzim komunikacioni””.

“Sektori për Punë të Brendshme Tetovë sërish apelon drejtuesit e mjeteve që shpejtësinë ta përshtatin sipas kushteve të rrugës, të mos parakalojnë në vendet e ndaluara dhe prioritet të kenë gjithmonë këmbësorët, veçanërisht në rrugët ku nuk ka trotuare të formësuar apo vendkalime të shënuara. Nga ana tjetër, këmbësorët këshillohen të mos kalojnë rrugën vend e pa vend dhe të respektojnë semaforët ekzistues në kryqëzime, për të mos rrezikuar të përplasen nga automjetet”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./