Tetovë: Në “Lagjen e Romëve” djegje masive të mbeturinave, tymi helmon banorët

Zjarr tym dhe erë të keqe, sot në mëngjes është ndjerë në “Lagjen e Romëve” në Tetovë, pasi që disa qytetarë të pandërgjegjshëm u kanë vënë flakën mbeturinave në deponinë e egër që ndodhet në këtë lokacion.

Ekipi ynë, ka qenë në terren ku vendi i vërshuar nga mbeturinat është kapluar nga zjarri dhe tymi i cili e ndot ambientin, gjegjësisht ajrin. Nuk arritëm që t’i shohim personat që i kanë djegur mbeturinat, por rreth zjarrit silleshin vetëm disa fëmijë.

Djegia masive e mbeturinave ka bërë që banorët të cilët jetojnë në këtë lokacion të ndjejnë erë të keqe, nga helmi i tymit që është shpërndarë.